Lacio dhe Milani e mbyllën në një barazim pa gola, sfidën e parë të turit gjysmëfinal për Kupën e Italisë. Ndeshja e zhvilluar në “Olimpico”, pati shumë pak raste, dhe pa ekipin e Inzagit më kërkues.

Me Strakoshën që nuk pati shumë punë, duke ndenjur më shumë si spektator, iniciativën e pati Lacio, ku në pjesën e dytë, u tregua më e rrezikshme. Milinkoviç-Saviç por edhe Korrea provuan portën e Donarumës, por 20-vjeçari tregoi aftësitë e tij, duke ndalur topat që “bombardonin” portën.

Tashmë, kualifikimi për në finale, do të vendoset në ndeshjen e kthimit në “San Siro”, e programuar të luhet në 24 prill.

Lacio-Milan 0-0

80‘ Tronditet Milani, Imobile i vetëm përballë Donarumës, por godet shtyllën. Por, offside i akorduar nga arbitri.

67‘ Godet Milinkoviç-Saviç nga jashtë zone, pret Donaruma.

 

FORMACIONET

kawok

Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: