Lacio është rikthyer të fitojë derbin e kryeqytetit italian duke mposhtur Romën në një sfidë të luftuar dhe mjaft spektakolare, ku një rol mjaft të rëndësishëm pati edhe portieri i Kombëtares sonë, Tomas Strakosha, me pritjet e tij të shkëlqyera.

Në minutën e 12-të Lacio do të gjejë epërsinë me anë të ekuadorianit Kaisedo, që shërbehet mjaft mirë në zonë nga Korea dhe mposht portierin Olsen me një gjuajtje të saktë. Në të 23-ën ngjitet në katedër Tomas Strakosha, që bën një superpritje në gjuajtjen e Edin Xekos, më boshnjakun që gjuan rrafsh me tokën, por gardiani i Kombëtares kuqezi vepron shkëlqyeshëm.

Në minutën e 59-të është sërish radha e Strakoshës të mbrojë avantazhin e çmuar nga një gjuajtje e fortë nga distanca e El Sharaurit. Tomasi vepron mjaft mirë duke devijuar mbi tra. Në minutën e 71-të do të vijë dhe kapitullimi për Romën, kur Facio rrëzon në zonë Korean dhe për kryesorin kemi penallti, të cilën e kthen në gol Imobile.

Në minutën e 89-të Kataldi i jep goditjen vdekjeprurëse me një të djathtë fantastike nga jashtëzonës, që thyen Olsenin për herë të tretë në këtë ndeshje dhe shkon të festojë poshtë “Curva Nord”, fansave më të çmendur të Lacios. Përplasjet në fushë shtohen, Roma nervozohet dhe këtë e tregon Kolarov, që merr dy të verdha një dy minuta dhe del me karton të kuq, ndërsa bardhekaltërit janë në ekstazë. Do të mbyllet përfundimisht 3-0, me sulmuesit që lacialë që gatuan golat dhe Strakoshën që mbrojti portën të paprekur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb