Tomas Strakosha është një nga protagonistët absolut të këtij sezonit tek Lazio që sheh kryeqytetasit në garë për titullin kampion në Serie A, të paktën shifrat e thonë diçka të tillë.

Lazio siguroi fitoren e 11-të radhazi në kampionat përballë Sampdorias por për të prishur pak atmosferën ka menduar Tomas Strakosha i cili këtë mëngjes u shfaq në dyert e klinikës së klubit.

Strakosha
Strakosha

Portieri shqiptar iu nënshtrua një ekzaminimi në bërryl por fatmirësisht nuk bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë por për një shqetësim që e ka të mbartur prej disa kohësh. Strakosha nuk është në dyshim për derbi e së dielës por as të martën në Kupë kundër Napolit, shkruajnë mediat italiane.
(BalkaNWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: