Ndërtesat e Parlamentit Europian në Strasburg do të kthehen në një qendër ekzaminimi për COVID-19 dhe një qendër këshillimi, njoftoi sot Sekretarja franceze e Shtetit për Çeshtjet Europiane, Amélie de Montchalin.

“Së bashku me presidentin David Sassoli, kemi bërë të mundur që Parlamenti Europian t’i kthejë ndërtesat e tij në Strasburg, gjatë kohës së krizës, në një qendër depistimi dhe këshillimi për COVID-19”, tha de Montchalin.

Presidenti i Parlamentit Europian, Sassoli, tha të enjten se ai kishte vënë në dispozicion të autoriteteve të Brukselit qendrën e tyre të kujdesit për pacientët dhe 100 automjete dhe se ishte i gati të bënte të njëjtën gjë me qendrën në Luksemburg dhe Strasburg nëse do të ishte e nevojshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb