Parlamenti Europian kërkoi sot lirimin e menjëhershëm të intelektualit ujgur, Ilham Tohti, nga provinca kineze e Xinjiangut, të cilit iu dha çmimi Sakharov për të drejtat e njeriut.

Instanca e Strasburgut dha çmimin Sakharov për lirinë e mendimit për këtë ish-profesor të ekonomisë në një Universitet të Pekinit, dënuar me burgim të përjetshëm për separatizëm.

“Parlamenti europian i shpreh të gjithë mbështetjen për punën e tij dhe kërkon që të lirohet menjëherë nga autoritetet kineze”, deklaroi David Sassoli në Parlamentin Europian.

Ai nënvizoi se akademiku ka qenë shumë i përkushtuar për të përmirësuar mirëkuptimin mes ujgurëve dhe hansëve në Kinë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb