Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me lajmin mbi Teatrin Kombëtar, ku Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut ka pranuar gjykimin e çështjes sa i takon mosekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ndalimin e shembjes së kësaj godine.

Në një reagim në ‘Facebook’ Blushi thekson se ky është një lajm shpresëdhënës.

REAGIMI I BLUSHIT
Një lajm shpresëdhënës nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut për çështjen e Teatrit Kombëtar!
Pranohet kërkesa dhe kalon për gjykim çështja e mosekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ndalimin e shembjes së këtij tempulli të rëndësishëm të artit dhe kulturës!

Mirënjohje “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”, të gjithë artistëve jokonformistë, aktivistëve, qytetarëve dhe ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta të cilët mbrojtën, i dhanë zë kauzës së Teatrit dhe zgjuan ndërgjegjen shoqërore e kombëtare për një nga krimet më të rënda të Edi Ramës dhe Erion Veliaj ndaj trashëgimisë kulturore dhe historike të Tiranës!
TEATRI KOMBËTAR, ATY KU ISHTE DHE ASHTU SIÇ ISHTE!

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb