Eurodeputetët bënë thirrje sot për kritere të përbashkëta në Bashkimin Europian për një turizëm të sigurt dhe të pastër, përfshirë një certifikatë të përbashkët vaksinimi.

Ata përmendën “nevojën për një strategji të re në Bllok për një turizëm të qëndrueshëm”, ndërsa miratuan një projekt-rezolutë në Komisionin e Transportit dhe Turizmit me 47 vota pro dhe dy kundër.

Drafti nxit vendet e BE-së të përfshijnë sektorët e turizmit dhe të udhëtimit në planet e tyre të rimëkëmbjes.

Eurodeputetët u bëjnë thirrje vendeve anëtare të zbatojnë plotësisht dhe pa vonesë kriteret e përbashkëta për udhëtime të sigurta, me një protokoll të sigurisë shëndetësore të BE-së, që do të testohet para nisjes dhe të zbatojnë kërkesën e karantinës si një mundësi të fundit.

Drafti kërkon, gjithashtu, një certifikatë të përbashkët vaksinimi, që mund të bëhet një alternativë ndaj testimit PCR dhe kërkesave të karantinës, pasi të ketë prova të mjaftueshme që personat e vaksinuar nuk transmetojnë virusin.

E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, në kërkesën e eurodeputetëve theksohet rëndësia e zbatimit të modulit të BE-së për ndjekjen e pasagjerëve dhe i zhvillimit të aplikacioneve vullnetare, ndërvepruese dhe anonime të monitorimit, gjurmimit dhe njoftimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: