Shqipëria ka pasur një ecuri të fuqishme në rritjen e tregtisë ndër-rajonale, sipas një raporti përmbledhës së strategjisë së rishikuar të EJL 2020 nga Këshilli Europian. Sipas saj, tregtia ndër-rajonale aktualisht është 5.8%, me një rritje prej 200% (nga 4.0% në vitin 2010 me objektivin i vendosur në 4.9). Kjo është një shenjë inkurajuese që Shqipëria, e cila ishte më pak e integruar në ekonominë rajonale, po zgjeron tregtinë e saj me partnerët rajonalë, citon raporti.

Sipas raportit, Shqipëria realizoi targetin e ‘SEE2020’ për numrin e personave të kualifikuar të punësuar, duke shtuar 102,385 persona të rinj në tregun e punës.

Ballkani Perëndimor është kthyer në rrugën e rritjes, duke shtuar më shumë se gjysmë milioni njerëz me arsim të lartë në fuqinë punëtore të saj. Rajoni e zgjeroi tregtinë e saj me 33 bilionë euro shtesë dhe uli deficitin tregtar-23.1 deri në -19.7 për qind të PBB-së gjatë 7 viteve të fundit përmes performancës së fortë të eksporteve, duke sinjalizuar rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve dhe shërbimeve të saj në tregjet ndërkombëtare.

Megjithatë, sipas raportit, këto zhvillime, edhe pse inkurajuese, nuk do të jenë të mjaftueshme për të hequr të gjitha problematikat dhe për të siguruar konvergjencë më të shpejtë me BE. Mbështetja e ritmeve të rritjes në nivelet aktuale do të vononte prosperitetin për qytetarët e rajonit me dekada.

Korniza e bashkëpunimit rajonal është forcuar me disa iniciativa, duke përfshirë shfaqjen e procesit të Berlinit, kornizën e gjashtë të bashkëpunimit të Ballkanit Perëndimor dhe fillimin e zbatimit të Planit Shumëvjeçar për Zonën Ekonomike Rajonale (MAP REA), siç është miratuar nga Udhëheqësit e BB në Trieste në korrik të vitit 2017. Strategjia e zgjerimit e BE-së e lëshuar më parë këtë vit siguroi një rrugë të besueshme për anëtarësimin në BE të rajonit dhe përshkroi një plan gjithëpërfshirës për qeveritë, ekonomitë dhe shoqëritë e rajonit në përgjithësi. /Monitor/

grafik

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb