Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi, mori pjesë në aktivitetin e prezantimit të Strategjisë së Futbollit për Femra në Shqipëri.

“Kënaqësi të merrja pjesë në prezantimin e Strategjisë së Futbollit për vajza në Shqipëri, organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, ku gjeta rastin të nënvizoj rëndësinë që qeveria shqiptare i ka dhënë zhvillimit të sportit në shoqërinë tonë”- shprehet Kushi në statusin e saj në rrjetin social.

Në fjalën e saj ministrja bëri thirrje për gjithëpërfshirje sa më të gjerë në Sport, dhe që sportistet të mbështeten edhe nga familjet e tyre për të ndjekur ëndrrat dhe dëshirat e tyre.

“Strategjia jonë për sportin po synon tashmë burime dhe programe të reja investimi, të cilat rrisin nivelin dhe cilësinë e pjesëmarrjes së vajzave dhe grave në sport, për të sensibilizuar opinionin se ato kanë nevojë të përkrahen dhe të inkurajohen akoma më shumë” – tha ministrja.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të institucioneve të ndryshme të sportit, personalitete nga futbolli, trajnerë e lojtarë.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb