Në studion e emisionit “Open” është diskutuar për dy strategjitë që po ndiqen në luftën Rusi-Ukrainë, që janë strategjia e dimrit e Vladimir Putin dhe strategjia e verës e NATO-s.

Sipas një analize të strategut të politikës ndërkombëtare, George Friedman të dy palët po ndjekin objektiva të përcaktuar qartë dhe Perëndimi synon që Ukraina ta fitojë luftën në fund të verës, ndërsa Putin kërkon nga të vetët që të shtyjnë deri në fund të vjeshtës për t’i bërë më pas presion vendeve europiane me çmimin e gazit.

“Putin i thotë trupave të tyre mjafton të rezistoni deri për Krishtlindje, dimri është miku ynë”, thotë Friedman dhe Dekani i Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin “Luarasi”, Mateo Spaho mendon se kjo strategji po ndiqet.

Sipas tij do të jetë shumë e vështirë sidomos për dy vende europiane, Italinë dhe Gjermaninë të përballojnë vazhdimin e luftës në dimër për shkak se janë të lidhura fort me gazin rus.

Ndërkohë analisti Artur Zheji tha se Rusia ka nxjerrë deri më tani në fushë-betejë armët e saj të vjetra dhe ka në “garazh” tanket e rinj për t’i dhënë goditjen e fundit Ukrainës në vjeshtë.

Ish-ushtaraku Ermal Jauri në krahun tjetër nënvizoi se humbjet e Kremlinit në luftë kanë qenë të mëdha si në trupa dhe në mjete ushtarake dhe pavarësisht Putin do të tentojë që të shtyjë luftën deri në dimër.

DISKUTIMI:

Mateo Spaho: Natyrisht varet sesa do zgjasë lufta. Objektivi i Perëndimit dhe Ukrainës është që lufta të mbyllet para ardhjes se dimrit dhe Rusia të marrë një goditje para fundit të verës dhe të ulet për të bërë një traktat paqeje. Që në dimër të kemi furnizim me gaz. Rusia synon të mos humbasë deri në vjeshtë dhe Perëndimi të gjunjëzohet dhe përçahet. Situata është tepër e vështirë për Italinë dhe Gjermaninë që sado të kërkojnë alternativa për furnizimin me gaz nuk mund ti gjejnë. Kjo është e rëndë për aktivitet industriale, ndaj janë dy vende që do kërkojnë një zgjidhje sa më të shpejtë të çështjes. Ndërkohë vende si Australia dhe Kanadaja që kanë pasur rritje të prodhimit, përshembull të grurit kanë vështirësi në aftësitë eksportuese. Ata vërtetë kanë 12% më shumë grurë seç prodhonte Rusia por s’kanë porte mjaftueshëm. Nëse deri në muajin tetor nuk kemi një arritje të Ukrainës, do të kemi një ulje në tavolinë që s’do të jetë e mirë për vendin.

Ermal Jauri: Çdo ditë që bëhet luftë ka humbje kolosale nga të dy krahët.

Eni Vasili: Friedman është i qartë ka dy strategji të mbështetura te stinët.

Ermal Jauri: Nëse vërtet i rezistojmë vjeshtës, do të ketë një strategji që do të ulen menjëherë në tryezë.

Eni Vasili: Duhet të fitojë në vjeshtë Ukraina!

Ermal Jauri: Vërtet mund të shkojmë deri në vjeshtë apo dimër, por varet sesa forcë ka ende Putin për të luftuar se mund të ngelet edhe me një batalion ai në luftë. Kemi gjithë këto humbje ruse përballë, një kundërshtari që po lufton me molotov, ndërsa tani po furnizohet me armë moderne.

Artur Zheji: Kam parë disa ushtria ukrainase është e treta më moderne në Evropë. Ushtria ukrainase ka pasur dhe ka aeroplanë të fuqishëm. Ka tanke T70 ose T75, tani do t’i vijë ndonjë “Abrahams” por që ka ushtri të fortë ka. Unë mendoj se deri tani Putin ka ndjekur disa strategji dhe ka një popullaritet 80% dhe në Rusi është fitim politik. Tani është më i lartë. Këtu ka një viktimë të vetme të madhe që është Ukraina.

Ermal Jauri: Unë mendoj se dështimi i madh që pati në 5 ditët e parë të luftimit. Ai po t’i kishte këto armët moderne do i kishte nxjerrë.

Artur Zheji: Rusia e mund Ukrainën me rezervat. Kështu mendoi ai. Por kjo është surprizë. Zelensky çdo 3 ditë dilte dhe thoshte që dua armë.

Ermal Jauri: Zelensky ka kërkuar armë kundër mjeteve të blinduara dhe armë me rreze të gjatë se armët e blinduara kanë qenë mjetet kryesore të Rusisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb