QIPRO

Ishulli mesdhetar i Qipros ka menduar një strategji turistike për të afruar sa më shumë turistë të huaj në vend.

Turizmi është goditur nga pandemia teksa duket se qytetarët do i bëjnë këtë vit pushimet pranë shtëpive të tyre. Por Qipro planifikon të mbulojë turistët që mund të preken me COVID-19 pikërisht për shkak se zgjedhin ishullin mesdhetar për pushime verore.

Nëse një i huaj rezulton pozitiv me COVID-19 për shkak se infektohet në Qipro, atëhere shteti do i kompensojë kostot e pushimeve verore. Qipro ishte një nga vendet europiane më të fundit që u prek nga koronavirusi dhe sot numëron 939 të infektuar, nga të cilët 17 viktima.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb