Për Donald Trump, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të jenë të para gjithmonë. Vendosja e një standarti global për rrjetet online, duke vendosur dominimin amerikan, në të gjitha interesat politikë e ekonomikë mbi Rusinë dhe Kinën, është ambicja e re e Presidentit të SHBA.

Shtëpia e Bardhë publikoi një document me 40 faqe të enjten pasdite, strategjia më e re kibernetike në 15 vite.

Strategjia e re ecën mbi moton se Shtetet e Bashkuara krijuan internetin dhe se Uashingtoni duhet të mbajë dominimin global edhe në këtë fushë, duke I dhënë formë ashtu si do ajo.

Russia Today shkruan se SHBA po mbron fort moton “Populli amerikan, atdheu dhe mënyra amerikane e jetesës”.

e.f/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb