Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me strategjinë e re të zgjerimit të miratuar nga Parlamenti Europian që i del kundër Ballkanit të Hapur.

Përmes një reagimi në Facebook, Shehu thekson se “Rezoluta e fundit e PE duhet te jete e qarte kete here dhe per ata qe deri dje nuk arrinin te kuptonin cfare fshihej ne te vertete nen ate emer joshes me protagonist Vucic e propagandues Ramen.”.

REAGIMI I SHEHUT
Parlamenti Europian hedh ne “knock out” “Ballkanin e hapur”!
“ Colpo di grazia” mund te quhet ndryshe!
Rezoluta e fundit e PE duhet te jete e qarte kete here dhe per ata qe deri dje nuk arrinin te kuptonin cfare fshihej ne te vertete nen ate emer joshes me protagonist Vucic e propagandues Ramen.
Ketu nuk e kam fjalen per ata, qe e krijuan apo benin sikur nuk e kuptonin.
Nuk eshte rastesi qe nje deklarate e tille realizohet pikerisht ne vigjilje te Samitit te Tiranes me 6 Dhjetor.
Pikerisht kur u realizuan nje sere aktivitetesh te rendesishme ne Berlin, Prage etj per t’i dhene “energji” te verteta Procesit te Berlinit.
Sepse sic prej vitesh po e theksojme “Ballkani i hapur” eshte nje nisme e bazuar mbi reminishencat serbe per “Jugosllavine e re”.
Nje zgjatim ne Rajonin tone te Traktatit EuroAsian te Moskes.
Eshte nje nisme anti europiane, percarese per Rajonin, sfumuese te pavaresise se Kosoves.
Konsoliduese e hegjemonise ekonomike e politike te Serbise ne Rajon.
Me drejtim Lindor…
Dhe e i gjithe ky angazhim europian vjen vetem shume pak kohe mbas atij “Samiti” te Beogradit.
Ku ne menyre absurde u investuan edhe dy ministra te jashtem te dy vendeve te rendesishem partnere!
Sidoqofte me “mire vone se kurre”, edhe per ata qe tashme duhet me se fundi te kuptojne ku “rrihte cekani” i Vucicit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb