Drejtori i komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, ka folur rreth angazhimit të Chris LaCivita, strategut të fushatës së Donald Trump për të ndihmuar opozitën shqiptare në zgjedhjet e ardhshme.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Lela theksoi se LaCivita e ka pranuar me entuziazëm ftesën për të punuar me Sali Berishën, pavarësisht statusit të tij “non grata” nga SHBA.

“LaCivita ka thënë se ‘non grata’ e Berishës e inkurajon dhe donte të vinte edhe për këtë. Ai e ka bërë një betejë me një ‘non grata’ të establishmentit në Amerikë, me Donald Trump, ndaj donte ta ndihmonte edhe një të ngjashëm të tijin, Sali Berishën,” tha Lela.

Sipas tij, LaCivita e konsideron Berishën si një mik të SHBA-ve, ashtu si edhe Shqipërinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb