Drejtuesja e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Demokratike, Ilda Zhulali, e ftuar në studion e emisionit “Open”, ka komentuar angazhimin e strategut të Donald Trump, Chris LaCivita, pranë PD-së për të ndihmuar në fushatën elektorale.
“LaCivita e hoqi kurorën e non-gratës nga koka e Sali Berishës dhe e vuri atë në kokën e Edi Ramës”, deklaroi Zhulali, duke theksuar se qëndrimi i strategut amerikan tregon një ndryshim në perceptimin politik.
Sipas saj, LaCivita e konsideron Berishën si një mik të Amerikës, ndërsa theksoi se SHBA-të janë minuar nga Soros dhe se bashkëpunimi me Berishën ka si synim rikthimin e tij në postin e kryeministrit.