Përmes  një postimi në facebook, deputeti demokrat Gent Strazimiri ka ironizuar veshjen e kryeministrit Edi Rama në ceremoninë për festën e Flamurit sot në Vlorë.

“Vulgariteti vagabondesk i ngritur ne piedestal, kështu e përkufizon demokrati Strazimiri paraqitjen e kreut të qeverisë sot në Vlorë.

“Këtu e 106 vjet më parë, në kohën e potureve, ca BURRA të mençur të veshur me frak e kostum në respekt të FLAMURIT e ATDHEUT, nisën rrugën e emancipimit edhe për “meket e potures dhe opingës”, “që dritë e diturisë përpara të na shpjerë”…” shkruan Strazimiri ndërsa sot se: Sot pas 106 vjetësh, në kohën e frakut e kostumit, “mekja i radhës” rrëmon të gjejë poture e opinga, për të çnderuar FLAMURIN dhe ata BURRA janë ende pa varr!!!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb