Ish-deputeti i PD Gent Strazimiri përmes një statusi në “Facebook” shkruan se ndërkohë që Sandër Lleshaj merrej me “goditjen e elementëve opozitarë”, drejt Shqipërisë po niseshin 91 kg kokainë me vlerë mbi 10 milionë euro.

Strazimiri shprehet se Sandër Lleshaj e kishte mendjen si të sulmonte opozitën, ndërsa krimi ka marrë dhenë, që nga grabitja në Rinas, e deri në trafiqet ndërkombëtare të drogës,

Statusi i Strazimirit:

Llesh!

Ndërkohë që “zbuloje” dhe “parandaloje” atë “planin e opozitës” për të “sulmuar institucionet”, dikush po të realizonte planin për të sulmuar Shqipërinë me breshëri me kokainë të pastër!

91 kg kokainë me vlerë 10.3 milionë euro me destinacion Shqipërinë!!!!

Domethënë 1 “Rinas” kokainë 3 herë rrjesht, o LLesh!

Po nga i njëjti port i Maltës, drejt të njëjtit port të Shqipërisë!

Që “Rinasi” (megjithëse i realizuar po ashtu 3 herë në të njëjtën derë, në të njëjtën orë, nga i njëjti “organizator”, për më tepër “në kërkim”), ka vështirësi të zbulohet e të parandalohet po e pranojmë, aq më tepër kur ka një “kinez” në mes….

Po destinatarin, pritësin, porositësin e “Rinasit” me kokainë cili “kinez” të pengon ta gjesh?

Rrethin e “të dyshuarve” nuk e ke dhe aq të gjerë se që të japësh garanci për kokainë, për më tepër në përmasa “Rinasi”, “mikun” duhet ta kesh shumë, shumë, shumë lart në “shtet” … e sa më lart të ngjitesh aq më kollaj e ke t’i vësh gishtin… sidomos në “shtet” …

Apo s’po gjen akoma një “kinez” atje lart në … “shtet” ?!

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb