Ish-deputeti i PD, Gent Strazimiri ka botuar sot në profilin e tij në Facebook, Fletoren Zyrtare të Gjermanisë, duke i dhënë kështu një mesazh ambasadorit të OSBE-së në vendit tonë Bernd Borchard.

Me këtë postim, ish-deputeti i kujton atij, se shteti ligjor flet përmes fletores zyrtare.

STATUSI I PLOTE
Kjo është faqja zyrtare e Fletores Zyrtare Federale të Republikës Federale të Gjermanisë, ajo që përcakton se si “duhet të zhvillohen proceset politike, administrative në përputhje me parimet e shtetit ligjor”!
Në të shpjegohet edhe “roli vendimtar i Fletores Zyrtare Federale në lojën e përbashkët demokratike në Gjermani”, përmes botimit me transparencë të Ligjeve të reja apo të ndryshuara, si dhe akteve të tjera urdhëruese!
Sqarim (për ata që nuk e dinë):
Në Gjermani, botimet në Fletoren Zyrtare përcaktojnë kornizën e shtetit ligjor!
PO ASHTU EDHE NË SHQIPËRI!

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb