TIRANË

Ish-deputeti i PD Gent Strazimiri ka nxjerrë raportin e tij pas atij të OSBE/ODIHR. Duke shkëputur pjesë të deklaratës së shefes së misionit të vëshguesve Audrey Glover, Strazimiri nxjerr me pika thelbin e raportit në optikën e tij. Ai thotë se duhet vetëm një emër.

POSTIMI
Liria e votuesit:
* Votuesi nuk pati alternativë zgjedhje!
* Votuesi ishte nën presion!
* Votuesi nuk ishte i lire dhe i informuar!
* Besimi i votuesve tek procesi ishte i cenuar!
* Votuesit nuk u trajtuan me respekt!
Administrimi i procesit:
* Administrimi i zgjedhjeve i njëanshëm dhe i pabalancuar politikisht nga KQZ deri në QV!
* KQZ e administroi procesin duke “zbatuar” ligjin në mënyrë ‘kreative”!
Liria e medias për të pasqyruar:
* Mbulimi i medias i njëanshëm, sipas interesit të pronarit!
* Media s’ishte e lirë të pasqyronte realitetin!
(Raporti paraprak i misionit të vëzhguesve te OSBE/ODIHR, 1 korrik 2019)
P. S. Duhet vetëm një emër për t’i përkufizuar?

Strazimiri
Strazimiri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb