TIRANE

Deputeti i Partisë Demokratike që pranoi të digjte mandatin, Gent Strazimiri i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 ka komentuar braktisjen e mandateve nga opozita e bashkuar dhe protestën e zhvilluar sot para Kuvendit.

Demokrati  u shpreh se kur një Qeveri rrethohet nga populli do të thotë që ka ardhur koha për t’u larguar.

“Sot që flasim nuk e dimë se çfarë ndodh pas një orë. Në protestë ishte populli, jo një grup kriminal. Kur një qeveri ka dalë nga populli dhe rrethohet nga populli do të thotë që ka ardhur momenti për t’u larguar.  Diskutimi për lënien e mandateve është i përditshëm. Diskutimi në grup ka qenë se kur do jetë momenti i duhur. Unë mendoj që 16 shkurti doli përtej.”- u shpreh ai.

Strazimi, tha se i gjithë populli është në këmbë, kundër një parlamenti të gjymtuar.

“Kryeministri Edi Rama duhet të largohet këtë e thotë dosja 339, ka 73 deputetë të inkriminuar. Çfarë do bëjë populli? Populli dhe Presidenca janë në këmbë kundër një parlamenti të gjymtuar. Parlamenti është i gjymtuar biem dakord besoj”, tha Strazimiri.

Teksa komentoi braktisjen e mandateve të deputetëve, Strazimiri  e cilësoi dramatik vendimin, por të argumentuar për situatën ku ndodhet vendi.

“Kështu që vendimi është dramatik, vazhdon të jetë dramatik, por në situatën ku ndodhet vendi, politika, ndihemi të çliruar. Një orë apo më sekondë ta kishim shkelur mandatin do ishte një tradhti ndaj betimit të popullit.  Mandatet janë dorëzuar se bazat e demokracisë janë shkelur. Kemi një dosje 339, janë 4-5 qarqe që janë 73 deputetë të inkriminuar. I gjithë dilema dhe debati mes nesh, ka qenë sot ose kurrë”, theksoi Strazimiri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb