TIRANE

Ish-deputeti i PD-së, Gent Strazimiri shprehet se Partia Demokratike nuk priste dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama pas publikimeve të përgjimeve të gazetës Gjermane “Bild”, pasi bandat kriminale nuk largohen se kanë sedër. Sipas tij ata që nuk e kanë dëgjuar këtë “gjyle”, asnjë “gjyle” tjetër nuk i bën efekt.

Strazimiri shprehet se shoqëria shqiptare nuk pranon më përgjigjet politike si ato të vitit 1987 dhe për këtë arsye qytetarët shqiptarë duhet janë çuar në protestë. Ish deputeti Demokrat thekson se banda kriminale e Rilindjes po bën sikur nuk ka ndodhur gjë dhe me këtë nuk po provokon opozitën por popullin, të cilit opozita i ka lënë orarin e takimit.

Populli nëse vjen  në atë orë të takimit nuk zhvirgjërohet politikisht, pasi nuk bëhët as demokrat as socialist. Duke ju referuar praktikave ndërkombëtare të hetimit, Strazimiri shprehet se drejtësia Italiane i konsideron faktet  e  publikuara nga “Bild”, bashkëpunim mafioz dhe ndaj për autorët e ngjarjes aplikon taksativisht masën e sigurisë arrest me burg. Komentet ish-deputeti i PD i bëri në studion e emisionit “Politika Online” në  “Gazeta Shqiptare” dhe “BalkanWeb”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb