Analisti Genc Burimi i ftuar në rubrikën ‘”Opinion’’ në News24 ka komentuar strehimin e afganëve në Shqipëri duke e cilësuar prerazi si një servilizëm të radhës të Ramës për SHBA.

Burimi thotë se Rama ka marrë gjithmonë për bazë interesat e SHBA dhe asnjëherë të shqiptarëve pasi lufton për karrigen e tij.

‘’Çështë kjo mikpritje? Është servilizmi i radhës i Ramës ndaj SHBA. Rama nuk i pret barku as pë shqiptarët, as për afganët, për asnjë në botë. Do karrigen e tij dhe të vijojë të jetë send i SHBA. Si me armët kimike, Rama ka marrë gjithmonë për bazë interesat e SHBA, asnjëherë të amerikanëve. Me kë tallet ai? Kur e ka zemrën kaq të madhe pse nuk merr njerëz nga Haiti, 1 mijë e 400 viktima aty. Të marrë fëmijën tim në Francë që s’flet shqip e të shkojë në Shqipëri që të flasë shqip. Ky e bën këtë vetëm për komunikim politik.’’- thotë Burimi.

Analisti thekson se afganët tashmë do të derdhen rrugëve të perëndimit dhe këtë duhet ta kishte parandaluar Bidenin teksa paralajmëron se SHBA po hyn në izolacionizëm dhe kjo është e rrezikshme pasi u jep fuqi armiqve islamistë antidemokratikë.

‘’Biden duhet ta kishte evituar, lexoi dje një fjalim në promter. Asnjë lloj shprehje e emocioni në fytyrë. Të largohemi thotë, SHBA po i rikthehet ilozacionizmit. Nuk është puna jonë tha, duhet të largohemi. Është zhgënjyese, krijon frikë, është e rrezikshme. Kjo u jep fuqi armiqve islamistë të demokracisë. ISIS dështoi në Irak e Siri, por po fiton në Afganistan. Kjo është e frikshme. Perëndimi është në krizë. NATO dështoi në Afganistan. Si do i bëjmë ballë ne Kinës dhe Rusisë? Talebanët mund të përdorin një bombë njerëzore, këta njerëz që duan të largojnë afganët do na i sjellin rrugëve të perëndimit.’’- shtoi Burimi.

Për analistin, tashmë imazhi i SHBA është dëmtuar së tepërmi në të dyja anët e botës dhe paralajmëron se edhe shqiptarët duhet të kenë frikë pasi të njëjtëve njerëzve që vepruan me Afganistanin, u kanë këtu besuar Reformën në Drejtësi.

‘’Me Bidenin jemi të habitur nga fjalimi, një cinizëm i paparë. Unë si shqiptar kam frikë, unë them sepse këtyre njerëzve u kemi besuar Reformën në Drejtësi, u kemi besuar ndërtimin e Gjykatave. Kurse ai dje thotë nuk më bëhet vonë për demokracinë afgane.’’- përfundoi analisti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb