Ish-ministri i Ekonomisë e Financave, Arben Malaj e sheh pozitivisht ardhjen e afganëve në Shqipëri. Për Malajn, Shqipëria do të ketë nevojë për njerëz të arsimuar nga vendet e tjera dhe thekson se afganët që po vijnë në vendin tonë janë të mirëarsimuar dhe mirëtrajnuar.

‘’Vendim shumë i mirë, përputhet me vlerat mikpritëse të shqiptarëve. Populli e jep mbështetjen kur nuk e kundërshton një vendim. Është në kulturën tonë. Afganët janë të mirëseardhur, duhet ti mirëpresim. Shqipëria do të ketë nevojë për njerëz të arsimuar nga vende të tjera. Shkalla e arsimimit të tyre do e përcaktojë kërkesa.’’- tha Malaj në News24.

Sipas tij, ardhja e afganëve mund të ketë impakt pozitiv në biznes, hapjen e vendeve të reja të punës apo dhe garanton se nuk do të zënë vendet e punës që mendojnë shqiptarët.

‘’Tek pjesa e biznesit mund të kenë ndikim pozitiv. Mund të krijojnë më shumë vende pune. ‘’- shton Malaj.

Për ish-ministrin, afganët në Shqipëri nuk krijojnë asnjë rrezik apo për më tepër cënim të sigurisë kombëtare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb