TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në “Twitter” intervistën e tij për BBC ku foli për strehimin e mijëra afganëve në Shqipëri. Rama thekson edhe njëherë mesazhin e tij për të mos harruar atë çfarë vetë shqiptarët kanë kaluar, duke u identifikuar si afganët tani.

“Ne ishim afganë që po i iknim ferrit tonë. Shqipëria nuk mund t’ia lejojë vetes të harrojë. Ne ua kemi borxh fëmijëve tanë.

Intervista ime në BBC për Shqipërinë që ishte dera e parë e hapur në Evropë për njerëzit e Afganistanit që besuan në demokraci dhe punuan me ne?”, shkruan Rama.

Rama Tw
Rama Tw

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb