Komiteti për marrëdhëniet me jashtë i Senatit të SHBA ka mirëpritur vendimin e Shqipërisë për të strehuar refugjatë afgan.ë

Kryetari i Komitetit, Bob Menendez shkruan se populli i Shqipërisë po i tregon edhe njëherë botës se çfarë do të thotë ‘’Besa’’.

Ai përcjell respektin dhe falenderimin nga SHBA për Shqipërinë.

 

STATUSI NGA BOB MENENDEZ

Unë mirëpres vendimin e qeverisë shqiptare për t’u dhënë një strehë të përkohshme të sigurt atyre që ikin nga sulmet e talebanëve në Afganistan. Populli i Shqipërisë po i tregon edhe një herë botës se çfarë do të thotë “BESA”. Ju keni respektin dhe falenderimet tona.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb