TIRANË- Pas reagimit të kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçi se do padiste për shpifje Sekretarin e Përgjithshëm të PD-sëArben Ristani, vjen edhe reagimi këtij të fundit.

Ndërsa më herët e akuzoi Peçin se po “strehonte” Klement Balilin në qytetin e tij, Ristani ironizon padinë e tij, ndërsa shton se këtij vendi i duhen shtetarë të ndershëm, jo ata që bëhen një me krimin.

“Si pushtetarët sot, edhe Klement Balili më 11 Maj 2016, deklaroi se do ti drejtohej gjykatës për shpifje. Sot Klement Balilin e quajnë trafikant edhe Rama, edhe Meta. Do i padisi edhe këta për shpifje? Ne na duhen shtetarë të përgjegjshëm dhe jo të tillë që janë një me krimin. Njerzit shohin, degjojne e kuptojne. Ka prej tyre qe reagojne, ka edhe qe kane frike, por gjithsesi ai që ka fjetur me qentë, është gdhirë me pleshta dhe sigurisht që e shohin kur kruhet”,- thotë Ristani.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: