“Prestige Resort” që prej dy ditësh është kthyer në fokus të zhvillimeve të ditës për shkak të një operacioni të paligjshëm që ka shkatërruar ambientet e jashtme, ka pritur qindra banorë të strehuar pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe po ashtu vitin e kaluar afganët që ikën nga talebanët dhe u strehuan në Shqipëri.

Dëshmitë vijnë nga vetë punonjësit, por jo vetëm. New York Times do t’i tregonte gjithë botës pritjen shqiptarë për afganët përmes “Prestige Resort”.

Gazetari i NY Times ka qëndruar po ashtu disa ditë, ku ka folur për shtetasit afganë për pritjen që iu bë nga ky resort, që i dha Shqipërisë meritat e humanizmit të treguar nga qeveria shqiptare.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Madje kryeministri Edi Rama i ka vizituar vetë afganët dhe ka shpërndarë dhurata në ambientet e këtij resorti për fëmijët.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb