TIRANE – Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur me emrin Stresi, është larguar nga Shqipëria dhe prej mëse tre muajsh është duke jetuar në Gjenevë të Zvicrës. Në një intervistë televizive, Stresi tha se kishte vendosur që të braktiste Shqipërinë, pasi nuk pajtohet me qeverisjen e kryeministrit aktual.

“Nuk mund të vazhdoj të jetoj në regjimin e Edi Ramës. Kam marrë një vizë dyvjeçare pune për shkak të koncerteve që kam në vende të ndryshme të Europës. Jam zhvendosur në Gjenevë. Atje jam përshtatur mirë. Kurse familja ime gjendet në Tiranë, ku punojnë dhe jetojnë normalisht”, – tha Stresi.

I riu tropojan tha se për sa kohë që në Shqipëri do të drejtojë qeveria e majtë e Ramës ai nuk ka ndërmend të rikthehet për të jetuar këtu.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: