TIRANE

Lidhja e tyre është komentuar gjatë nëpër lajmet e shoëbizit dhe portale të ndryshme, mirëpo ende ka mbetur e pasqaruar lidhja e tyre. Bëhet fjalë për reperin e njohur Stresi dhe për vajzën e tij të zemrës, Kejsin. Ata kanë kaluar shumë sprova së bashku, dhe si të gjitha çiftet, po përpiqen të kapërcejnë problemet. Pak ditë më parë, Kejsi shkroi në rrjetet sociale se Stresi është bashkëshorti i saj. Por asnjëherë nuk është sqaruar marrëdhënia e tyre. Deri më sot!

Stresi ka zbuluar për herë të parë në spektaklin ‘Klanifornia’ në Tv Klan se ai dhe Kejsi janë të martuar. Ata kanë bërë celebrimin, por jo dasmë.

“Gjendja ime civile është te Shkolla e Baletit te rruga e Elbasanit. Edhe ditën kur ne kemi bërë celebrimin, e kemi dhe aty që jemi të martuar, po bëjmë 2 vjet e 1 muaj.
Je burrë i martuar ti-është yetur Stresi nga Marina

Stresi: Me letra po.

Marina Vjollca: Po tani çfarë ka ndodhur? Jeni në ato fazat e çifteve?

Stresi: Jemi në ato dallgët, e ke parasysh tragetin që shkon lëkundet deri sa qetësohet deti?
Marina Vjollca: Po detin e qetëson vetëm ti. Mendon se e ke lënduar aq shumë Kejsin? Dhe cila është arsyeja që ti e ke lënduar më tepër?
Stresi: E kam të vështirë të flas këtu përpara për aq intimitet. Por dihet pse çunat i lëndojnë. Janë këto gabimet dalja e tepërt në orët e vona, jo fikja e telefonit.

Marina Vjollca: Kur do të jetë dita që ju do bëni dasmën? Ti do të vishesh me kostumin e dhëndrit, Kejsi me fustanin e bardhë.
Stresi: Nëse do vijë ajo ditë, ti do jesh zonja e parë që do të ftoj ty familjarisht.

Auto Stresi Keisi 36f3726e9cosyuhr9z2olc1539330691
Auto Stresi Keisi 36f3726e9cosyuhr9z2olc1539330691

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: