Sherri mes Flori Mumajesit dhe Stines bëri bujë të madhe duke lënë në hije finalen e “Këngës Magjike”. Por duket se sherri mes këngëtarëve ka qenë më i gjerë se dyshja Stine-Mumajesi.
Stine, i cili u arrestua nga policia për tu liruar më pas dhe gjykuar në liri thuhet të ketë qenë nismëtari i këtij sherri që thuhet se i kishte mbetur hatri për shkak të vlerësimit me vetëm dy pikë nga ana e Florit.

Por historia duket se nuk përfundon me kaq. Një tjetër artist i përfshirë në këtë mes ishte edhe reperi Arkimed Lushaj, “Stresi’ i cili i kishte dalë në ndihmë mikut të tij, Florit.

Stresi mohoi të ketë qenë i pranishëm kur ata dy u zunë, por pohoi se më vonë u përfshi në këtë ngjarje. Madje më pas lajmet se në sherr u përfshi dhe vetë ai, reperi i ka publikuar në faqen e tij zyrtare të Facebook-ut.

“Unë nuk i pashë, por mua më thanë se u zunë dhe vrapova e zura Stinen më poshtë Pallatit të Koncerteve, dhe i thash si na preve në besë dhe e godita, mund ta pyesni atë se çfarë i ndodhi më pas”, thotë reperi.
Megjithëse u përfshi në këtë ngjarje Lushaj nuk u denoncua në polici dhe as nuk u intervistua për sulmin ndaj Stines.
“Sepse nuk është lehtë me më raportu mua në polici, sidomos kur je vetë në faj”, thotë në fund Stresi.

Ndërkohë një video ka nisur të qarkullojë orët e fundit në internet, ku pretendohet se këngëtari Stresi, me miqtë e tij, dhunojnë Stinen.
Por në video është e paqartë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur.
Disa shprehen se bëhet fjalë për një video të regjistruar në Rusi.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: