TIRANE

Pas largimit nga Shqipëria Stresi është zhvendosur në Londër. Megjithatë, ai këtë kohë ka qenë mjaft aktiv me postime në rrjete sociale dhe në disa të fundit mori vëmendje me deklaratat ku përfshihet edhe pajtimi me reperin Noizy, me të cilin ishte rival prej vitesh.

Pak ditë më parë, të njëjtit bënë të ditur se janë pajtuar dhe se i kanë dhënë fund armiqësisë së tyre shumëvjeçare. Stresi së fundmi ka qenë i ftuar në një intervistë për Prive, ku ka folur më shumë për atë që ka ndodhur.

“E vërtetë që është një ndër ‘sherret’ më të mëdha që ka pasur historia shqiptare, kanë ndodhur shumë gjëra, ka pasur edhe shumë raste që nuk janë lajmëruar në polici dhe tanimë jemi në një moshë të madhe, njerëzit kanë dashur gjithqysh të na shohin keq”.

“Realisht, unë nuk e kam armik. I kemi mbyllur gjërat, secili në punë të vet secili ka suksesin e vet. Ky është lajm shumë i keq për të gjithë reperët sepse kanë pasur dëshirë të na shohin ndryshe, por jo nuk jemi ashtu siç mendoni ju”, deklaron Arkimed Lushaj.

Sidoqoftë, Stresi dhe Noizy nuk kanë asnjë komunikim me njëri-tjetrin pavarësisht kësaj.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: