TIRANE
Stresi dhe Keisi janë një nga çiftet më të përfolur të momentit për shkak të marrëdhënies së tyre më ndarje dhe bashkime. Dyshja është bërë shpesh pjesë e mediave rozë për ndarjen nga njëri-tjetri.
Kejsi pas ndarjes u largua në Kanada ku ka jetuar për shumë vite me familjen e saj. Madje u përfol edhe për një lidhje me një modele të reperit shqiptar.
Por Stresi hodhi zërat poshtë duke reaguar ashpër në rrjetet sociale. Ndërsa ditën e sotme me foton e fundit të publikuar në Instastory i ka dhënë fund një herë e mirë thashethemeve mbi raportin e tij me Keisin.
Ai ka publikuar një foto teksa po flet me partneren e tij dhe shkruan: “Gruaja më e mirë në botë që më bon proud”.
Në foto reperi shihet duke fjetur gjumë, ndërsa gruaja e tij e shikon gjithë dashuri. Çifti jetojnë në dy shtete të ndryshme, por duket se largësia nuk i ka ndarë por i ka bashkuar edhe më shumë.