TIRANE – Pasi ka deklaruar se vajzat me të cilat përqafohey në foto ai i dashuron vetëm për një natë, Arkimed Lushaj i njohur si Stresi mesa duket është duke nisur një histori të re pasioni. Edhe pse në një nga këngët e tij më të klikuara ka thënë në vargjet e saj se; “Love story s’do të ketë më”, për reperin “kurrë mos thuaj kurrë!”.

Pasi i ka dhënë fund arratisë, i është rikthyer jetës në Shqipëri me shumë ndodhi të bukura si në karrierën muzikore, ashtu dhe atë private. Përveç klipit më të ri me Erik Lloshin, që pritet të jetë hit-i i verës, ai po na befason dhe me jetën sentimentale. Një intrigë e re dashurie ndoshta do të pushtojë së shpejti faqet e shtypit rozë mes Stresit dhe vajzës juriste të Eli Farës, e cila punon pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Selfiet “hot” që shihni, ata i kanë shkëmbyer në rrjetet sociale në orët e vona pas mesnate, me dedikimet përkatëse kushtuar njëri-tjetrit. Marina, ka bërë këto foto në dhomën e saj të gjumit posaçërisht për Stresin, dhe ai ia ka kthyer me një foto ku shfaqet i zhveshur, postime këto në rrjetet sociale. Nuk dihet ende se ku janë njohur Stresi dhe Marina, pasi kjo e fundit nuk është pjesë e artit. Së fundi Marina, po komentohet shumë në media për linjat e saj bombastike dhe fotot shumë provokuese që poston në profilin e saj në facebook, nga pushimet në plazhin e Durrësit, ku ka shtëpinë me mamanë e saj këngëtare.

I pyetur për këto postime publike në rrjetet sociale dhe kush është Marina për të, Stresi thotë: “Thjesht më pëlqen bukuria e saj e trashëguar nga diva, Eli Fara. Shkurt jam fans i bukurisë së saj”, tha ai pa komentuar hollësisht nëse mes tyre ka diçka më shumë. Edhe pse Marina nuk ka ndjekur rrugën e artit si e ëma, ajo mesa duket preferon të jetë protagoniste në rrjetet sociale, ku të gjithë mahniten nga format e saj trupore si të një kukulle. /Story/
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: