TIRANË- Sërish probleme me drejtësinë për Arkimed Lushën, i njohur ndryshe si ‘Stresi’, këngëtari rebel i muzikës rap.

Mësohet se Stresi është ndaluar sërish nga policia në gjendje të dehur duke shkelur rregullat e qarkullimit. Ndalimi i tij është bërë mbrëmjen e së premtes nga njësia Task-Force e policisë rrugore, pasi përveçëse u kap i dehur ai kundërshtoi edhe forcat e policisë.

Por me tu shoqëruar në ambientet e komisariatit nr.3 këngëtari është hedhur nga dritarja e katit të dytë ndërsa më pas ka humbur gjurmët, duke vënë në pikëpyetje sigurinë e këtij komisariati. Mësohet se në ato momente Stresi po merrej në pyetje nga oficeri i policisë gjyqësore.

Sakaq, shërbimi kontrollit të Brendshëm ka nisur hetimet për punonjësit e policisë në komisariatin numër 3 për veprim dhe mosveprim në momentin e ndalimit të Arkimed Lushës. Pas arratisjes spektakolare të Lushës, janë shoqëruar 6 policë, me qëllim që të sqarohet pozicioni i tyre.

Ndërkohë që Policia e ka shpallur ‘Stresin’ në kërkim dhe po punon për kapjen e tij.

Kujtojmë se në nëntor të 2012 Stresi u ndalua nga policia për arëmbajtje pa leje në mjetin e tij dhe më një sasi të mjaftueshme lëndësh narkotike.

Ndërsa në qershor 2011, prokuroria e Krimeve të Rënda ngriti ndaj “Stresit” akuzën në fjalë për gjobvënie, pas një konflikti që ai pati me regjisorin Leonard Bombaj, i cili bëri denoncim në polici dhe prokurori. Fillimisht policia lokale e Pogradecit deklaroi se më 13 korrik, kur anuloi urdhër-arrestin, Gjykata e Lartë kishte ndaluar daljen jashtë vendit për këngëtarin. Më pas është sqaruar se data baza e policisë, kishte lënë në fuqi urdhrin e arrestit, edhe pse Gjykata e Lartë kishte vendosur masën “detyrim paraqitje”. Ndërsa po në Shtator të këtij viti Arkimed Lusha u ndalua nga policia në Qafë Thanë për një verifikim.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: