TIRANE

Prej rreth një muaji këngëtari Arkimed Lushaj i njohur si Stresi ndodhet në burg, pasi u arrestua me akuzën e pjesëmarrjes në bandë kriminale si dhe për armëmbajtje pa leje.

Por vëmendja e medias dhe fansave të tij tashmë është fokusuar tek e fejuara e tij, Kejsi. Arrestimi i tij bëri bujë për faktin se u arrestua në dhomën e një hoteli në prezencën e një vajze tjetër.  Por duket se ky fakt nuk ka ndikuar në marrëdhënien e çiftit.

Së fundmi ajo ka postuar një video mjaft emocionuese. Në pamje shfaqet mbesa e saj, e cila puth ekranin e televizorit teksa aty shfaqet Stresi duke kënduar e këngën e tij pjesëmarrëse në ‘Këngën Magjike’ të titulluar “Te du mom”.

Kejsi
Kejsi

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: