Nuk e dimë nëse Arkimed Lushaj, reperi që njihet si Stresi është i ndjekur në rrjetet sociale për shkak të postimeve të shpeshta, por me këtë që ka publikuar sot, me siguri do jenë të shumtë ata që do vizitojnë llogarinë e tij në Instagram.

Fotot dhe videot e publikuara nga ai kanë shkaktuar polemika, për së fundmi ai ka vendosur të bëhet i ëmbël. E si të mos jetë i tillë kur komunikon me një femër? Vetë Stresi ka publikuar foto të bisedës që bën në viber, me një femër.
stres
Nuk e dimë se çfarë rëndësie ka vajza në fjalë për të, a janë ata në një lidhje, apo diçka krejt tjetër, por një gjë është e sigurt, fjalët e Stresit duken si të dala nga zemra.

Ajo i është adresuar me fjalët “nuk jetoj pa ty”, të njëjtën gjë ka bërë dhe Stresi. Reperi thotë se mesazhi i ka ardhur herët në mëngjes, ndërkohë që ndjekësit përmes komenteve kanë aluduar që vajza mund të jetë e dashura e tij.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: