TIRANË- Edhe pse i shpallur në kërkim prej ditësh këngëtari Arkimed Lushaj i njohur si “Stresi” është mjaft aktiv në rrjetet sociale. Në një status të fundit ka sqaruar se përse u largua nga Komisariati Numër 3 në Tiranë.

“Ika Nga Komisariati se pashë padrejtësi, u shoqërova në komisariat pa raport shoqërimi, pa asnjë të drejtë si qytetarë i Shqipërisë”, shkruan Stresi në rrjetin social “Facebook”.

Sipas “Stresit” çdo gjë u bë vetëm për bindje politike. Më tej në komentin e tij ai shton se nuk e trembin 5 vite burg.

“Çdo gjë u bë e madhe si bindje politike. S’du me u bo i bezdisshëm, por nuk më trembni dot jo me 5 vjet, po me 25”, thotë këngëtari i shpallur në kërkim nga policia.

Më tej ai si për të sfiduar policinë sqaron se nuk ka ik jashtë Shqipërisë, por ndodhet në Tiranë.

“Thuhet kam ik në Zvicër. Jo. Jo. Jo. Jam nëpër Tiranë …”, përfundon komentin e tij “Stresi”.

(a.h/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb