TIRANE – Në arrati, i kërkuar nga policia shqiptare, Arkimed Lushaj, këngëtari reper i njohur me emrin Stresi, vijon të provokojë me fotografitë dhe statuset që publikon në rrjetet sociale. Këtë herë Stresi ka postuar një foto ku duket me pistoletë në dorë, teksa njofton se së shpejti do të hedhë në tregun muzikor dy këngë të reja.
Prej disa javësh, Stresi është bërë protagonist i lajmeve të kronikës, për shkak të arrestimit nga policia. Sipas policisë, Stresi ka kundërshtuar efektivët që ndaluan automjetin me të cilin ai udhëtonte. I shoqëruar në komisariatin numër 3 të Tiranës, Stresi ka kërkuar të pijë një cigare dhe ka përfituar duke u hedhur nga dritarja e katit të dytë.
Ndërsa policia e ka shpallur në kërkim, vetë këngëtari Arkimed Lushaj ka deklaruar se ndodhet jashtë Shqipërisë dhe se po bën përpjekje për të fituar azil politik në vendin ku ka shkuar.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: