Reperi Stresi ka ndarë një foto të vjetër të Noizyt, asokohe rival i tij, me ndjekësit në Instagram dhe nuk i ka kursyer batutat. Në foton në fjalë shihet Noizy para shumë viteve, me një mimikë serioze, tipike të tijën.

“Në krahasim me atëherë nuk ka lidhje fare. Tani është super, super çun”- shkruan ai duke shkaktuar të qeshura tek të gjithë. Ndërkohë Noizy nuk ia kthyer ende batutën.

Screenshot 2022 07 11 194343
Screenshot 2022 07 11 194343

Rreth një vit më parë Stresi dhe Noizy ‘bënë paqe’ dhe shpejt arritën të bëheshin shokë të ngushtë, si në fillimet e tyre. Jo më larg se pak javë më parë, komentet mes tyre në Instagram bënë xhiron e rrjetit me Stresin që i kërkonte Noizyt një kostum nga koleksioni i ri dhe Noizyn që e konsideroi atë ‘familje’.

Ndonëse, vitet e fundit dy reperët ishin treguar “të butë” ndaj njëri-tjetrit nëpër intervista, askush nuk e priste që ata të bëheshin sërish miq e të linin pas çdo problem që ka ndodhur në të shkuarën. Nëpërmjet dy videove live në llogaritë e tyre në Instagram Noizy dhe Stresi informuan fansat në 2021 se kanë bërë më në fund paqe dhe kanë falur njëri-tjetrin! Fillimisht ata thanë se thjeshtë nuk do merren më me njëri-tjetrit por shumë shpejt gjërat ndryshuan. Prej asaj kohe dy çunat kanë mbështetur projektet e njëri-tjetrit në rrjetet sociale, teksa nuk kanë munguar komentet edhe as takimet.

Fansat e repit në Shqipëri e dinë shumë mirë rivalitetin që ka ekzistuar mes Noizyt dhe Stresit ndër vite dhe fakti që sot flitet për një bashkëpunim mes tyre duket ende i pabesueshëm. Që kur ata rregulluan marrëdhëniet të gjithë ndjekësit kanë patur vetëm një pyetje: A do sjellin ndonjë këngë bashkë?

Gjatë një interviste virtuale me ndjekësit në Instagram, Stresi është pyetur se nëse do të sjellin një bashkëpunim së bashku. Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e një dueti mes tyre, por duket se ende nuk ka asnjë plan konkret. “Çdo ditë këtë pyetje keni… E rëndësishme është që gëzojmë respekt për njëri-tjetrin dhe jemi bashkë. Për të tjerat vijnë vetë pa plane. Respekt për të gjithë fansat. Vetëm kështu të bashkuar, nuk ka asgjë që na thyen.“- ka shkruar reperi./panoramaplus

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: