Reperi Stresi (Arkimed Lushaj), ishte ndër të parët personazhe publikë që reagoi në lidhje me vrasjen e 22-vjeçarit Brilant Martinaj. Ky i fundit ishte mik i ngushtë me reperin, i cili sot ka vizituar varrin e tij.

Në një foto të publikuar në Instastory Stresi shkruan se e ka marrë shumë malli për mikun e tij, teksa e cilëson si “vëllain e vogël.”

“Më ka marrë malli aq shumë sa vetëm ti e di se sa, Vëllai im i vogël”- shkruan Stresi krahas fotos.

  • foto galeri

Brilant Martinaj u ekzekutua në një atentat mafioz më 17 korrik të këtij viti në mbikalimin e Fushë-Krujës bashkë me Diklen Vatën dhe Besmir Hoxhën. Ndaj makinës me të cilën lëviznin tre të rinjtë u qëllua me breshëri kallashnikovi rreth 90 herë, duke bërë që mjeti të shpërthente në flakë.

Stresi reagoi menjëherë pas vrasjes së tij, duke publikuar edhe bisedën e fundit që kishte shkëmbyer me të.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb