TIRANE

Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj, Stresi, ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re, “Gang shit”. Kjo këngë vjen në bashkëpunim me reperët e rinj One T dhe Anestezioni.

Kënga është punuar nga DualVox, gjersa tekstin e saj e kanë shkruar vet reperët. “Gang Shit” është vizualizuar edhe me klip, i cili i është besuar regjisorit Sener Sahko.

Stresi ka qenë një emër shumë i përfolur muajin e fundit, veçanërisht pas pjesëmarrjes së tij në protesta, për vrasjen e Klodian Rashës.

Menjëherë pas protestës së 10 dhjetorit Stresi u fsheh në Kosovë. Këtë e ka treguar dhe në një intervistë për ‘Prive’ ku ka falenderuar miqtë që e ndihmuan të shkonte deri në shtetin fqinj.

Më pas ai postoi një tjetër foto me një valixhe në dorë ku shkruante: Ku ???? A po ikim shtet tjetër ? go go. Për momentin nuk dihet ende vendndodhja e reperit shqiptar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: