TIRANE – Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, është revoltuar ndaj gjykatësit që e dënoi me punë vullnetare pas arratisjes nga komisariati Nr.3 në 2015-ën.

Në një postim në faqen e tij në “Instagram”, Stresi ka ofenduar rëndë gjykatësin, duke theksuar se ai mund të gjykohet vetëm nga Zoti.

“I nderuar zoti gjykatës: Unë vërtet kam bërë gabime gjatë jetës time, por i vetmi që mund të më gjykoj është Zoti e jo një pederast me shkollë si puna juaj…,”-shkruan Stresi.

ARRATISJA
Në shkurt të 2015-ës policia shpalli në kërkim Arkimed Lushajn, pasi u arratis nga ambientet e komisariatit, duke u hedhur nga kati i dytë, ndërsa ishte shoqëruar nga patrullat e policisë së komisariatit nr.3, i dyshuar si autor i shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.
Nga verifikimet rezultoi se Lushaj, u hodh nga kati i dytë dhe më pas kaloi në oborr dhe pasi kaloi në derën e oborrit të komisariatit u largua në drejtim të paditur.

Reperi, i njohur për problemet dhe përplasjen e tij me policinë, ka qenë në cilësinë e personit të shoqëruar ndaj të cilit po kryheshin verifikime, pasi ai ishte identifikuar si shkelës i rregullave të qarkullimit dhe ishte marrë nga patrullat e policisë së këtij komisariati. Në kohën që po bëheshin verifikimet ndaj tij nga specialistët e policisë kriminale dhe të rendit në katin e dytë të komisariatit ai ka mundur të përfitojë dhe të largohet.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: