TIRANE

Reperi Stresi ka ndarë me ndjekësit e tij një lajm të hidhur pasi ditën e djeshme qeni i tij Dei ka ngordhur.

Stresi ka publikuar në instastory dy foto, aty ku shihet qeni i tij i bardhë Dei në arkivol. Fotot kanë shokuar të gjithë ndjekësit e reperit shqiptar

‘Lamtumire Dei. Askush smund ta kuptoje dashurinë apo dhimbjen për të, vetëm kush e ka provu vetë‘- janë fjalët prekëse që reperi shkruan krah dy fotove.

Edhe ish-e fejuar e Stresit, Kejsi ka ndier keqardhjen për humbjen e qenit. Ajo ka postuar disa video në Instastory, ku shqafet Dei duke luajtur me Stresin dhe në disa të tjera vetë Keisi me qenin, i cili për ta ka qenë si një pjesëtar i familjes.

“Shoku më i mirë”- shkruan Keisi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: