Recetë nga znj Eneida
Përbërësit

400 gr miell
100 gr sheqer pluhur
150 gr gjalpë
1 majë luge kripë
1 lugë gjelle pluhur pjekës
2 vezë
Reçel
100 gr arra

Përgatitja
Bëjmë bashkë pluhurat dhe shtojmë gjalpin dhe e shkrifëtojmë me duar. Shtojmë 2 vezë, bëjmë brumin dhe e lëmë 1 orë në frigorifer. E hapim në trashësi 5mm dhe e mbushim me reçel dhe arra. E palosim nga të dyja anët duke i puthitur. E pjekim për 20 minuta në 190 gradë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: