NGA ZONJA VJOLLCA*

1 petë sfoljatë
800 gr spinaq
1 kokërr qepë ose 5 qepë të njoma
4 lugë gjelle ajkë ose 4 feta djathë të bardhë
2 lugë gjelle gjalpë
1 kokërr vezë + 4 vezë të ziera
½ tufë majdanoz
½ tufë koper
Kripë
Piper i zi
Arrë moskat
2 lugë gjelle qumësht për të ngjitur brumin

Petën sfoljatë e vendosim nga akulli në ambient të freskët që të shkrijë gradualisht në frigorifer.
Në një tigan me gjalpë kaurdisim një qepë të grirë imët, më pas shtojmë spinaqin dhe e kaurdisim së bashku me qepën për 5 minuta. E rregullojmë me kripë, piper dhe arrë moskat dhe e lemë të ftohet. Pasi spinaqi të jetë ftohur shtojmë në të ajkën (ose djathin), vezën, majdanozin dhe koprën. Vendosim në një tepsi ku kemi shtruar letër kuzhine petën sfoljatë. Hapim në qendër në të njëjtin drejtim spinaqin. Presim vezët e ziera në ½ horizontalisht dhe i vendosim mbi spinaq duke i vënë njëra pas tjetrës në një vijë të drejtë. E mbulojmë spinaqin me pjesët anësore të petës duke i fiksuar me anë të një furçe me pak qumësht. E vendosim strudelin e kripur në furrën e parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 25-30 minuta. Strudelin e shoqërojmë me karota dhe brokoli të zier për 2-3 minuta dhe të kaluar për 1 minutë në një tigan me pak gjalpë.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: