Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur emërimin e të Dërguarit Special të Qeverisë Britanike për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.

Përmes një mesazhi në Twitter, kreu i shtetit theksoi se Mbretëria e Bashkuar ka dëshmuar të jetë një partner i qëndrueshëm.

MESAZHI I METËS
Përshëndes emërimin e të Dërguarit Special të Qeverisë Britanike për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach. Mbretëria e Bashkuar ka dëshmuar të jetë një partner i qendrueshëm, i besueshëm dhe shumë i rëndësishëm për promovimin e lirisë dhe demokracisë në rajonin tonë. Forcimi i paqes dhe stabilitetit mbetet kyç për forcimin e perspektivës evropiane.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb