TIRANË- Studentë dhe pedagogë të universiteteve publike kanë protestuar sërish sot kundër reformës në arsim. Ata janë mbledhur para Kuvendit me parulla në duar “Reforma nuk kalon” me thirrjet “Reforma nuk kalon as në Kuvend as në komision”.

Studentët kanë deklaruar se nuk do të nënshtrohen dhe i kanë kërkuar deputetëve të reagojnë.

“Qeveria e klientëve, ne nuk nënshtrohemi. Deputetët të reagojnë, ta çojnë reformën në plehra. Do t’i thërrasim popullit, nëse nuk ngrihen mbi interesa”, kanë thënë studentët.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: