NGA MARIGLEN MËRTIRI

TIRANË- Me thirrjet “Reforma nuk kalon” studentë dhe pedagogë protestuan sot para kryeministrisë kundër dorëzimit të projektligjit të arsimit të lartë nga ministria e Arsimit. Studentët kërkojnë që ky projektligj të zhbëhet dhe reforma të bëhet nga universitarët pasi kështu siç është, rrit tarifat, i largon nga vendimmarrja dhe ndan fondet me privatët.

Në mbështetje të tyre ishin edhe pedagogët të cilët deklaruan se kjo reformë cenon autonominë dhe ndan fondet mes publikut dhe privatit.

Protesta paqësore u zhvillua rreth 1 orë ndërsa studentët paralajmëruan se sërish do të vijojnë të kërkojnë zhbërjen e kësaj padrejtësie në dëm të universiteteve publike.

Projektligji i arsimit të lartë kundërshtohet nga studentët ditën që u dorëzua në qeveri. Studentët dhe pedagogët janë kundër këtij projektligji që i përjashton nga vendimmarrja studentët, duke u rritur tarifat dhe pedagogëve u cenon autonominë dhe financat.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: