SHKODER

Ambasadori i OSBE Bernd Borchardt ka komentuar ditën e sotme protesta e studentëve, ndërsa tha se e mbështet atë për sa kohë është paqësore. Po ashtu ai u shpreh se është në mbështetje edhe të dialogut.

I pranishëm në ekspozitën “Krimi mjedisor” që u zhvillua në hollin e bashkisë së Shkodrës, ambasadori pohoi se krimi mjedisor është një shqetësim për Shqipërinë pavarësisht reformave që janë bërë. Ai tha se janë vetëm 32 raste që kanë shkuar në gjykatë, raporton për ‘BalkanWeb’ gazetari Senad Nikshiqi.

E pranishme në çeljen e ekspozitës, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 31 dhjetor, ishte edhe kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb