TIRANE

Mbrëmjen e sotme, studenteve njoftuan se kanë vendosur pas mbledhjes së realizuar në Fakultetin Ekonomik që të vijojnë bojkotin dhe ngujimin e tyre në ambientet e fakulteteve përkatëse.

Pas këtij vendimi, ka ardhur reagimi i parë nga qeveria, konkretisht nga zv.kryeministri Erjon Braçe.

Përmes një postimi në Twiter, Braçe e cilëson këtë vendim si të turpshëm, partiak, dhe të pandershëm.

Postimi i plotë nga Erjon Braçe:

#MeStudentet

Nje klase nuk mund te bllokoje nje Fakultet; disa klasa ne disa fakultete nuk mund te bllokojne nje Universitet; 5 universitete nuk mund tu djegin vitin 60-70 mije studenteve!

Nje klase perballe 70 mijeve eshte #ePadrejte #ePandershme #eDhunshme #Partiake

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb